Në pritje të ndeshjes historike mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet për herë të parë në Tiranë, një fluks i madh tifozësh nga Kosova ka nisur rrugëtimin drejt kryeqytetit.
Që në orët e para të mëngjesit, autostrada ka regjistruar një numër të lartë automjetesh me mbështetës të kombëtares, duke paralajmëruar atmosferën elektrizuese që pritet të mbizotërojë sot në Tiranë.
Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës për ekipin kuqezi ka qenë gjithmonë e pranishme dhe e fuqishme. Vlen të kujtohet se herën e fundit që dy përfaqësueset u përballën në të njëjtin grup kualifikues, ishte Shqipëria ajo që siguroi një biletë për në Kampionatin Evropian, duke e lënë pas Serbinë në renditje.