“Pe don shtetin, pe bon Zajednicën”, aktivistë të PSD-së i reagojnë Kurtit gjatë fjalimit në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”(Video)

0 minutes, 45 seconds Read

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, i cili zhvillon punimet në Prishtinë.

Në këtë organizim pjesmarrës ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, aktivistë të PSD-së, i kanë reaguar Kurtit duke thënë “Zajednica nuk kalon”.

Aktivistja Donjeta Demolli, ka shpalosur një pankartë ku shkruante “Pe don shtetin, pe bon Zajednicën”.

Pas kësaj, Demolli është përballur me policinë, e cila pastaj u dërgua në stacionin policor në kryeqytet.

Forumi Ulpiana, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend synon të avancojë marrëdhëniet midis qeverive dhe politikave nëpërmjet angazhimit të diasporës dhe zhvillimit ndërkombëtar.

@bebida.tailgate Does Serbia have a shot at gold!? 🔥 You can follow the FIBA Basketball World Cup on @espn! #FIBAWC #WinForAll #FIBAPartner ♬ original sound – Bebida

Publikime te ngjashme