“Pasi provova kanabisin mbeta shtatzënë, jam pro legalizimit”

0 minutes, 36 seconds Read

Diola Dosti ka folur edhe për legalizimin e kanabisit medicinal në vendin tonë.

Gjatë intervistës, nutricistja ka treguar dhe një eksperiencë të sajën, kur ka provuar vajin e kanabisit, teksa tha se pasi e provoi ngeli shtatzëne.

“Unë e kam provuar kanabisin, në vende ku lejohet. Flas për atë në formë vajore sepse nuk kam tymosur asnjëherë. Kisha lexuar që të rrit kreativitetin dhe në atë kohë po bëja linjën time. Por jo që linjën nuk e bëra, por mbeta shtatzënë.

Pra, pati efekt në këtë anë. Vajza e tretë ka ardhur si pasojë e vajit të kanabisit dhe prandaj jam pro legalizimit”– rrëfeu ajo në emisionin “Se Luan Topi”.

Publikime te ngjashme