I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas përfundimit të takimeve maratonike të shtunën në Ohër, është parë në disponim jo të mirë.

Në fotografitë e shkrepura nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova, shihet kur Escobar del nga sallat e takimeve dhe bisedon me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani si dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Escobar ka qëndruar si lehtësues i dialogut i cili zgjati më shumë se dhjetë orë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.