Pas dënimit me burgim, Arlind Manxhuka thyen heshtjen: jemi ballëhapur, shpartalluam bandat në veri

1 minute, 41 seconds Read

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, menjëherë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj burgim efektiv. Akuzat ndaj tij lidhen me nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit ndaj zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

Në vend që të komentonte drejtpërdrejt vendimin penal të gjykatës, Manxhuka zgjodhi një ton sfidues, duke u fokusuar në operacionet e ekzekutivit në veriun e vendit. Ai theksoi se strukturat kriminale që vepronin në atë pjesë tashmë janë çmontuar plotësisht.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Zëdhënësi i kryeministrit Kurti nënvizoi se qeveria ishte e vetëdijshme për goditjen e interesave të shumta në veri, por pavarësisht kësaj, ata mbeten “ballëhapur”. Sipas tij, ajo zonë tani po përjeton një zhvillim të paparë, duke u integruar plotësisht në shtetin e Kosovës.

“Ndikimi i Serbisë dhe bandat kriminale në veri janë shpartalluar. Ajo që nuk u bë për mbi dy dekada, por madje u stimulua, u luftua dhe u çmontua brenda vetëm një mandati. Natyrisht, ishim të bindur që do të prisheshin shumë interesa, por jemi krenarë që ajo pjesë po merr jetë si mrekulli e Republikës së Kosovës. Përpara. Vazhdojmë”, shkroi Manxhuka.

Përveç Manxhukës, Gjykata Themelore dënoi me 18 muaj burgim edhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, për të njëjtën vepër penale. Ndërkaq, të bashkakuzuarit e tjerë, Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani, u dënuan me nga 6 muaj burgim nën akuzën për kanosje.

Sipas aktakuzës së përditësuar në vitin 2026, zyrtarët e lartë shtetërorë u shpallën fajtorë për gjuhën e përdorur ndaj prokurorit special Afrim Shefkiu dhe gjyqtarit Mentor Bajraktari. Ky rast kishte ngjallur reagime të shumta lidhur me presionin e mundshëm të pushtetit ndaj pavarësisë së gjyqësorit. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme