Paralajmërimi i fortë i Ali Ahmetit: pa shqiptarët dhe mbrojtjen e gjuhës, Maqedonia e Veriut i ka ditët e numëruara

1 minute, 43 seconds Read

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherësh lideri i njërës prej forcave kryesore politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka lëshuar një alarm të fortë duke deklaruar se gjuha shqipe në këtë shtet ndodhet “në rrezik”.

Gjatë një paneli diskutimi në kuadër të Samitit të Diasporës në Tiranë, në prani të kryediplomatëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Ahmeti theksoi domosdoshmërinë e një reagimi të përbashkët. Ai u shpreh prerë se gjuhës shqipe “duhet t’i dalim zot të gjithë”.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Sa i takon statusit të shqipes në Maqedoni, ekziston një rrezik real. Unë mendoj se është detyrë e secilit prej nesh që t’i dalim zot gjuhës që na bashkon të gjithëve”, nënvizoi ai gjatë fjalës së tij.

Ahmeti rikujtoi se pozita e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është thjesht një çështje e brendshme, por është e sanksionuar me marrëveshje ndërkombëtare. Ky status është i garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vulën e të dërguarit të posaçëm të presidentit të asaj kohe, George Bush.

Përveç Uashingtonit, lideri i BDI-së specifikoi se edhe NATO qëndron si palë garantuese e këtyre marrëveshjeve që rregullojnë bashkëjetesën etnike në vend.

Në këtë linjë, Ahmeti bëri thirrje për një përgjegjësi të përbashkët në mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit të gushtit 2001. Ky dokument, i cili i dha fund konfliktit të armatosur, mundësoi zyrtarizimin e shqipes dhe rritjen e prezencës së shqiptarëve në institucionet shtetërore, ushtri dhe polici.

Në mbyllje, ai dërgoi një mesazh të qartë për faktorin ndërkombëtar dhe atë vendas: “Përgjegjësia u takon të gjithëve: Uashingtonit, Brukselit, NATO-s dhe forcave politike. Maqedonia ka ardhmëri vetëm përmes bashkëjetesës dhe bashkëqeverisjes me shqiptarët. Pa ata, mbijetesa e shtetit është e pamundur dhe ditët i ka të numëruara”. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme