Gjykata Themelore e Ferizajt e kishte dënuar imamin Zekirija Qazimin me 10 vjet burg për rekrutimin e të rinjve në organizatat terroriste që luftojnë në Lindjen e Mesme.
Ai akuzohej për dy vepra penale rekrutim për terrorizëm dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Ai pas lirimit, ka mbajtur një fjalim para qytetarëve.
Qazimi, që ishte imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan kishte ligjërata edhe në kanalin Youtube në internet ku mund të dëgjohet në ligjërimet e tij.
Bashkë me Qazimin ishin dënuar edhe gjashtë persona të tjerë ku gjithsejtë kanë marrë 42 vite burgim.