France's President Emmanuel Macron (R) and Serbia's President Aleksandar Vucic (L) hold a joint statement ahead of a working dinner at the presidential Elysee Palace in Paris on April 8, 2024. The two heads of state are expected to discuss issues including Serbia's European integration and relations between Belgrade and Kosovo.,Image: 863395360, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Sarah Meyssonnier / AFP / Profimedia

Parisi e kushtëzon Serbinë me normalizim raportesh me Kosovën për blerjen e avionëve luftarakë

0 minutes, 55 seconds Read

Beteja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ndaj homologut të tij francez Emmanuel Macron, për blerjen e avionëve luftarakë, ende nuk është fituar.

Kështu raportojnë mediat serbe, qëpas njoftimeve të shumta të Vuçiqit, se Franca po i shet këto mjete ajrore ushtarake.

Sipas Nova, Parisi i ka vendosur kushte Beogradit, meqë janë të nevojshme ende, garanci të caktuara për zhvillimin politik.

”Serbia do aeroplanë Rafale dhe një termocentral bërthamor, ndërsa presidenti Macron insiston në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Kosovës”, citon e përditshja serbe.

Kujtojmë se pas vizitës së tij në Paris, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u shpreh tejet i sigurt për suksesin e negociatave të vendit të tij me Francën për të blerë avionë luftarakë nga Dassault.

Megjithatë presidenti francez, Emmanuel Macron ia rikujtoi atij se terroristët e Banjskës duhet të japin përgjegjësi dhe duhet të bëjë çmos që si president i Serbisë ajo çfarë ndodhi vjeshtën e kaluar në Kosovë, mos të përsëritet më.

Publikime te ngjashme