Parakalimi i gabuar i merr jetën policit në Rrugën e Kombit, sapo kishte lënë shërbimin

0 minutes, 44 seconds Read

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Rrugën e Kombit. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik.

Sipas policisë, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë, i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Sipas policisë, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Publikime te ngjashme