Papa Françesku u sulmua sot pasi u bëri thirrje të rinjve katolikë rusë të mos heqin dorë nga trashëgimia e tyre e “perandorisë së madhe dhe të ndritur ruse”.
“Kurrë mos hiqni dorë nga trashëgimia juaj, ju jeni trashëgimtarët e Nënës së madhe Rusi”. Vazhdoni”, tha Papa Françesku në një fjalim me video drejtuar të rinjve rusë, të mbledhur në takimin mbarërus të rinisë katolike të premten në Shën Petersburg, transmeton Kosova Post.
Gjatë fjalimit, regjistrimi i të cilit u publikua në internet, Papa iu referua ish-perandorëve rusë Pjetri i Parë dhe Katerina e Dytë, dy sundimtarë që luajtën role kyçe në pushtimet ruse në Evropë dhe që, sipas KosovaPost, janë të njohura si simbole të imperializmit rus.
“Ju jeni trashëgimtarët e Rusisë së madhe: Rusia e madhe e shenjtorëve, mbretërve, Rusia e madhe e Pjetrit të Madh, Katerina, ajo perandori e madhe, e ndritur ruse, kultura e madhe dhe njerëzimi i madh”, tha Papa.
Komentet e tij shkaktuan zemërim në internet, me shumë që kritikuan vendimin e Papës për të lavdëruar të kaluarën imperialiste të Rusisë, veçanërisht duke pasur parasysh luftën e vazhdueshme në Ukrainë.
Megjithatë, në pjesën tjetër të fjalimit të tij, të publikuar në internet nga Vatikani, Papa u thotë të rinjve rusë të jenë “mjeshtrit të paqes” dhe “të mbjellin farat e pajtimit”.
Uebsajtet fetare kanë publikuar një video të komentimit të Papës.
“Dëgjimi i Papës së Romës, në këtë moment delikat të historisë, duke lavdëruar Katerinën e Dytë duket mjaft e çuditshme për shumë katolikë”, sipas portalit italian Il Sismografo, i specializuar për çështjet katolike.
Është regjistruar se Katerina, e njohur si Katerina e Madhe, e cila sundoi nga 1729 deri në 1796, aneksoi Krimenë në 1783.