Papa Françesku dënon djegien e Kuranit në Suedi

1 minute, 5 seconds Read

Papa Françesku ka dënuar djegien e librit të shenjtë të Islamit, Kuranit, në Suedi.

“Çdo libër që konsiderohet i shenjtë duhet të respektohet nga respekti për besimtarët e tij”, tha Papa në një intervistë me gazetën e Emirateve të Bashkuara Arabe al-Ittihad, botuar të hënën, përcjell Telegrafi.

“Ndihem i zemëruar dhe i neveritur nga këto veprime”, citohet të ketë thënë më tej ai.

“Liria e fjalës nuk duhet të përdoret kurrë si një mjet për të përçmuar të tjerët dhe lejimi i kësaj refuzohet dhe dënohet”, shtoi Papa.

Ndryshe, javën e kaluar, një person i identifikuar si Salwan Momika dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit në Suedi.

Akti i tij ishte caktuar të përkonte me Kurban Bajramin, një nga festat kryesore fetare islame, e festuar nga myslimanët në mbarë botën.

Akti ka shkaktuar dënime të përhapura nga e gjithë bota islame, duke përfshirë Turqinë, Jordaninë, Palestinën, Arabinë Saudite, Marokun, Irakun, Iranin, Pakistanin, Senegalin, Marokun dhe Mauritaninë.

Në janar, një politikan i ekstremit të djathtë i vuri zjarrin gjithashtu një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Suedi.

Publikime te ngjashme