8 palestinezë të vrarë/ BBC: Ky është sulmi më i madh i Izraelit ndër vite

1 minute, 18 seconds Read

Të paktën 8 palestinezë u vranë dhe mbi 50 u plagosën kur ushtria izraelite ndërmori një operacion në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor. Sipas BBC, ky është sulmi më i madh i Izraelit në vite.

Nga Yolande Knell, BBC

Ky duket se është një nga operacionet më të gjera ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor në vite.

Në orët e para të mëngjesit, forcat izraelite përdorën në mënyrë të pazakontë dronët për të sulmuar një apartament në qendër të kampit të madh të refugjatëve në Jenin, i cili u tha se përdorej si qendër komandimi nga Brigadat Jenin- një njësi e përbërë nga grupe të ndryshme militante.

Dronët janë përdorur më pas edhe për sulme të tjera ajrore dhe mijëra trupa izraelite besohet se janë përfshirë në atë që një zëdhënës ushtarak e përshkroi si një operacion kundër terrorizmit, i fokusuar në kapjen e armëve dhe parandalimin e Jeninit si një strehë e sigurt për luftëtarët palestinezë.

Në mesin e betejave intensive me armë, Brigadat Jenin kanë thënë se militantët e tyre do të luftojnë deri në frymën dhe plumbat e fundit.

Ushtria izraelite thotë se bëri çmos për të minimizuar viktimat civile, por tanimë ka raportime për shumë të plagosur mes frikës se palestinezët e papërfshirë do të kapen nga zjarri në kampin e mbushur me njerëz.

Publikime te ngjashme