Pantina: A ju thojsha bre?

0 minutes, 42 seconds Read

Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Pantina, ka reaguar pas arritjes së aneksit të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Pantina ka shkruar shkurt se parashikimi i saj doli të jetë i vërtetë.

“A ju thojsha bre”, ishte reagimi i deputetes.

Kujtojme se kryeministri Kurti tha se paraardhësit e tij e kanë nënshkruar Asociacionin dhe neni i 10 thotë se të gjitha duhet të zbatohen.

“Aty thuhet që urgjentisht duhet të fillojnë bisedimet dhe angazhimet për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb. Unë nuk e mohoj që paraardhësitë e mi kanë nënshkruar marrëveshje në 2013 dhe 2015. Këto janë dy prej 39 marrëveshjeve gjithsej dhe neni 10 i marrëveshjes bazë thotë se të gjitha ato duhet të zbatohen. Ka rend kronologjik të marrëveshjeve, nuk ka hierarki logjike dhe ne kësaj i përmbahemi”

Publikime te ngjashme