Paneli ia vazhdon paraburgimin Veselit, por e pranon se nuk ka informata se ai mund t’i ik drejtësisë

1 minute, 31 seconds Read

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaje se çfarë i kanë thënë tre policët e rrëmbyer shefit të Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jasharit.

Gërvalla tha se policët kanë deklaruar se ishin duke ngrenë drekë në momentin kur janë rrethuar nga 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë serbe.

“Sot, ambasadori Jashari, është takuar me tre oficerët, Beqir Sefa, Rifat Zeka, Shemë Mustafa, të cilët janë rrëmbyer në territorin e Kosovës më 14 qershor. Vizita është realizuar në Qendër ne Paraburgimit në Kralevë, ku tre oficerët janë duke u mbajtur nga 16 qershor. Takimet janë mbajtur ndaras, pra me secilin nga 15 minuta. Secili prej oficerëve ka përshkruar ngjarjen e rrëmbimit të tyre nga momenti i kapjes deri te dalja para prokurorit dhe gjykatësit në Gjykatën e Kralevës më 16 qershor“, tha ajo.

Ata kanë rrëfyer se i kanë dërguar me thasë në kokë për në Serbi, sipas njërit prej policëve ka pasur edhe të shkrepura në ajër.

“Ata kanë deklaruar si në vijim: Më 14 qershor 2023, rreth orës 12:30 duke ngrënë dreken, papritmas janë rrethuar nga rreth 15 persona të uniformuar, të cilët më vonë kanë rezultuar të jenë pjesëtarë të forcave të sigurisë të Serbisë, të cilët i kanë sulmuar dhe ç’armatosur dhe me thes në kokë i kanë dërguar në veturat e tyre. Me rastin e sulmit ndaj tre policëve, zoti Sefa ka theksuar se disa nga pjesëtarët kanë shkrepur armët në ajër sipas të gjitha gjasave, mendon ai, për të shkaktuar panik tek oficerët policorë dhe për të ta bërë më të vështirë rezistencën e tyre“, ka treguar Gërvalla.

Publikime te ngjashme