Pamje që nxisin spekulime: Gruaja e sozisë së Prigozhinit viziton ‘varrin e shefit të Wagner një ditë pas funeralit’

1 minute, 16 seconds Read

Gruaja e “sozisë” kryesor të liderit të mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, thuhet se është parë duke vizituar varrin ku është varrosur ai, një ditë pas funeralit të tij.

Një grua e parë në varrin e tij në një varrezë në Shën Petersburg ishte identifikuar më parë si gruaja e kryekomandantit, Lyubov Prigozhina, 52 vjeç.

Por tani mediat ruse kanë sugjeruar se ishte në fakt Irina Krasavina, e cila është partnerja e sozisë kryesor të Prigozhin, Leonid Krasavin, përcjell Telegrafi.

Hetuesit rusë konfirmuan zyrtarisht se shefi i mercenarëve ishte një nga 10 personat e vrarë në një aksident aeroplani në Rusi të mërkurën e kaluar, pasi kryen testet gjenetike të viktimave.

Të martën, një ‘funeral privat’ u mbajt për 62-vjeçarin, megjithatë është e paqartë se kush mori pjesë në varrim, sepse autoritetet ruse bllokuan mbulimin e ceremonisë.

Dhe pjesëmarrja e gruas së sozisë së Prigozhinit në varrezat e Porokhovskoye sjell dyshime të reja në sipërfaqe nëse vetë Prigozhin ishte apo jo në bordin e aeroplanit kur ai doli jashtë kontrollit dhe ra në tokë.

Ndërkohë janë bërë disa pretendime se Prigozhi ishte i vetëdijshëm për (pa)sigurinë e tij dhe nuk ishte në bordin e aeroplanit dhe në vend të kësaj kishte vendosur një “zëvendësues”.

Paraqitja surprizë e gruas së sozisë vjen pasi Rusia po vepron për të mbuluar rrethanat e rrëzimit të aeroplanit duke refuzuar ta hetojë atë sipas rregullave ndërkombëtare./Telegrafi

Publikime te ngjashme