Pamje dramatike, që i ngjan një shpërthimi berthamor! Publikohen pamjet e shpërthimit të depos ruse të armëve

1 minute, 16 seconds Read

Pamje dramatike janë publikuar në “Telegram” ku pretendohet se janë marrë nga shpërthimi i ndodhur në një depo armësh ruse në tokën Ukrainase të pushtuar nga forcat e Vladimir Putinit.

Kjo video është publikuar menjëherë pasi Kievi tha se kundërofensiva e tij ndaj forcave ruse kishte qenë tejet efikase ditët e fundit, ndërsa janë shpërndarë edhe shumë video të tjera me pamje të rënda luftimi në llogore.

Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se ushtria ukrainase po i përmbushte detyrat e kundërofensivës.

Ndërkohë, një numër i lartë civilësh në Ukrainë po përpiqen të largohen nga vendi në pikën kufitare me Moldavinë. Lëvizja e re migratore po ndodh pasi Ukraina pretendon se Moska ka vendosur “pajisje shpërthyese” në çatinë e stacionit të energjisë bërthamore në Zaporizhzhia. Zërat vijnë në një kohë kur Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se provokime të rrezikshme nga rusët po ndodhin në objektin e rëndësisë së veçantë.

Në lidhje me çështjen Zelenskyy ka thënë: “Tani kemi informacion nga inteligjenca jonë se trupat ruse kanë vendosur objekte që ngjasojnë me eksploziv në çatinë e disa njësive të energjisë të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ndoshta për të simuluar një sulm ndaj uzinës. Ndoshta ata kanë ndonjë skenar tjetër”, tha ai.

Publikime te ngjashme