Ora më e madhe në botë qëndron në kullën e katërt më të lartë të botës në Arabinë Saudite

0 minutes, 47 seconds Read

Ajo që është shpallur si ora më e madhe në botë, qëndron në majë të kullës Makkah në Mekë të Arabisë Saudite, e cila është gjithashtu ndërtesa e katërt më e lartë në botë me gjatësinë 601m.

Mega-ora qëndron në kompleksin gjigant me hotele, dyqane e apartamente në 120 katet e tij, të përfunduara në vitin 2012.

Kulla e orës gjendet mbi Qaben e Mekës, që është vendi më i shenjtë për botën islamike dhe pret rreth 1 milion vizitorë në vit.

Kjo kullë ishte pjesë e një rinovimi të gjerë për modernizimin e zonës dhe është qendra e kompleksit shtetëror Abraj Al Bait, të hoteleve e ndërtesave të luksit.

Kulla e orës Makkah llogaritet si shtatë herë më e lartë se kulla e orës Big Ben në Londër dhe është e katërta mes ndërtesave më të larta të botës.

Publikime te ngjashme