“Nuk dua të jetoj më me frikë”, futbollisti i kombëtares deklaron hapur orientimin seksual

1 minute, 43 seconds Read

Një histori kuraje, në një botë të shndritshme në shumë aspekte, por edhe të mbyllur për sa i përket disa të tjerave.

Është historia e futbollistit të kombëtares çeke Jakub Jankto, mesfushor cilësor me një karrierë dinjitoze kryesisht në Serie A, me fanellat e Udinezes dhe Sampdorës, dhe së fundmi me Sparta Pragën në vendlindje dhe Getafën në La Liga.

Por 27-vjeçari nga Praga do të mbahet mend gjatë si lojtari i parë i nivelit ndërkombëtar që shpall botërisht orientimin e tij seksual, falë një video të ndjerë që u bë menjëherë viral.

“Përshëndetje, unë jam Jakub Jankto. Si gjithë të tjerët, edhe unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia, kam një familje, kam miqtë e mi. Kam një punë që prej vitesh e bëj sa mirë, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri dhe pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë, por me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, ishin fjalët e tij.

Jankto me ish të dashurën Marketa Ottomanska dhe djalin e tyre

Futbollisti mori menjëherë solidaritetin e shumë personave, ndër to, edhe ish e fejuara, modelja Marketa Ottomanska me të cilën ka edhe një fëmijë, e cila duke shpërndarë videon e komentoi me një urim prekës. “Kuraja dhe forca jote janë inspiruese, Jakub. Qofsh i lirë, qofsh vetvetja, qofsh plot dashuri. Ne jemi me ty”.

“Kuraja dhe forca jote janë inspiruese, Jakub. Qofsh i lirë, qofsh vetvetja, qofsh plot dashuri. Ne jemi me ty”, mesazhi i ish-të fejuarës

Ndoshta e vetmja anë negative e kësaj historie është mungesa e një solidariteti të fortë të kolegëve të tij, të paktën haptazi. Shumë ekipe dhe federata kanë shkruar mesazhe mbështetëse, por vetëm pak emra të njohur, ndër tyre Bruno Fernandez dhe Neymar. Heshtja e tyre po bën edhe më zhurmë.

Publikime te ngjashme