Një vit nga vendosja e masave për produktet serbe, Statovci: Importi nga Serbia vetëm 2.62 %

0 minutes, 44 seconds Read

Këtë muaj janë bërë një vit prej kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e sigurisë për produktet serbe. E  importi i produkteve nga Serbia ka rënë dukshëm.  Deputetja Jeta Statovci ka thënë se Serbia e cila ishte vendi i parë partner i importit, aktualisht zë vendin e 14-të.

Ajo ka publikuar një grafikon i cili tregon se importet nga Serbia nga prilli 2023 deri në prill 2024, krahasuar me totalin e importeve për periudhën e njëjtë, janë 2.62%.

“Këtë muaj janë bërë 1 vit prej kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e sigurisë për produktet serbe. Me parë, Serbia ishte vendi i parë partner i importit, kurse aktualisht zë vendin e 14-të. Importet nga Serbia nga prilli 2023 deri në prill 2024, krahasuar me totalin e importeve për periudhën e njëjtë, janë 2.62%”, ka thënë Statovci.

Publikime te ngjashme