Një tërmet me magnitudë 7.2 godet Taxhikistanin, afër kufirit me Kinën – pamjet tregojnë panikun e krijuar

1 minute, 11 seconds Read

Një tërmet prej rreth 7.2 ballë tronditi Taxhikistanin në orën 8:37 të mëngjesit – të enjten – në një thellësi prej 10 km, njoftoi televizioni shtetëror kinez CCTV, duke cituar Qendrën e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, epiqendra ishte rreth 82 km nga kufiri më i afërt me Kinën dhe u ndje fuqishëm në disa zona në rajonin perëndimor të Kinës Xinjiang, duke përfshirë Kashgar dhe Artux, raportoi CCTV.

Deri më tani nuk ka pasur raportime për viktima dhe furnizimi me energji elektrike dhe komunikimi mbetën normal në Kashgar, njoftoi media shtetërore Xinhua.

Departamenti i hekurudhave të Xinjiang bëri thirrje për ndalimin e trenave të pasagjerëve që qarkullojnë në seksionin Aksu në Kashgar të hekurudhës Jugore të Xinjiang, thanë media shtetërore.

Autoritetet lokale po inspektonin urat, tunelet dhe pajisjet e sinjalizimit, tha CCTV./Telegrafi

Publikime te ngjashme