Një burrë nga Malisheva raportoi se është dhunuar seksualisht, pas ekzaminimit del se ka gënjyer

0 minutes, 45 seconds Read

Të shtunën në Stacionin Policor në Malishevë një person ka raportuar se ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit ‘viktima’ lindur në vitin 1999, është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si rast dhunimi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Lidhur me rastin, hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, menjëherë kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, pas së cilave ka rezultuar se rasti i raportuar si dhunim nuk kishte qenë i vërtet.

Pas marrjes së këtyre veprimeve hetimore, vërtetimit të gjendjes faktike dhe intervistimit tani të të dyshuarit (i cili ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pa vërtet), në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është ri-kualifikuar në “lajmërim apo kallëzim i rremë” dhe i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Publikime te ngjashme