Nga sakrificat e familjes e deri te depresioni – Mevlani i rrëfen të gjitha në Big Brother VIP Kosova 3

1 minute, 51 seconds Read

Mevlan Shaba ka folur për herë të parë në Big Brother VIP Kosova 3 për fëmijërinë, sakrificat dhe për periudhën e errët që ka kaluar.

Ai ka treguar se sa shumë ka hequr për t’ia kthyer familjes mbrapsht të gjitha gjërat që kanë bërë për të.

I njëjti zbulon po ashtu se ka një lidhje të fortë me nënën, flet për periudhën e emigrimit si dhe për depresionin.

Foto: Screenshot/YouTube

Banori thotë se kaloi një periudhë shumë të keqe të jetës, por që e kaloi me ndihmën e tashmë partneres që ka në krah, të cilën e falënderon për lumturinë që ia ktheu.

Rrëfimin e Mevlanit ua sjellim më poshtë:

“Historia e kurbetit ishte domethënë që arrita deri diku familjes time të mos i mungoj asgjë. Të gjitha vuajtet e hallet i kemi ndarë bashkë. Qaj sepse e di se sa kanë hequr këta prindër për mua dhe sa e kam vuajtur unë për t’ia rikthy këtë që kanë bërë për mua. Duke qenë se isha i madhi, të gjitha vuajtjet hallet i kemi ndarë bashkë.

Më dhemb shpirti gjithmonë, nuk mjaftojnë vetëm duart me t’i puth. Duhet këmbët edhe duart për ato që ke bërë për ne. Falënderoj Zotin që të ngjaj ty, për mirësinë tënde.

Shpirtin e kidha dhënë vetëm për të parë të lumtur dhe të buzëqeshur.

Para se të nisja nga Shqipëria për në Itali, kam lënë shumë borxhe. Më është dashur dy vite të punoja që të laj edhe borxhet edhe të mbaj familjen. Kalova një periudhë gjashtë shtatë muaj me depresion.

Unë jam person që e dashuroj, dashurinë. Fjala dashuri për mua është shumë e madhe. Gjithmonë në jetë kam dhënë shumë dashuri dhe kam dhënë pak. Kam dashur një person jo publik, të qetë.

U bënë disa muaj që kam gjetur personin e duhur, qetësinë, lumturinë dhe e falënderoj shumë që më bëri mua të lumtur”. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme