Nga ISV thonë se dështimi i ofensivës dimërore në Ukrainë mund të shkaktojë riorganizim “në nivelet më të larta të ushtrisës së Rusisë”

1 minute, 22 seconds Read

Dështimi i ofensivës dimërore të Rusisë ka të ngjarë të shkaktojë një riorganizim tjetër të komandës ushtarake, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Siç edhe dihet, Kremlini ka ristrukturuar rregullisht ata që janë në pozita të larta gjatë rrjedhës së luftës.

Kjo, siç vë në pah Sky News, ka ndodhru, ose për shkak të pakënaqësisë me përparimin ushtarak ose për të rikonsoliduar kontrollin politik të Vladimir Putinit mbi forcat e ndryshme luftarake të Rusisë.

Në këtë kontekst, gjenerali Valery Gerasimov mori komandën personale të pushtimit në një riorganizim të lidershipit në janar, i ngarkuar me marrjen e tërësisë së Donbasit, por Rusia ka bërë vetëm përfitime margjinale me koston e dhjetëra mijëra jetëve.

Ai do të asistohej nga gjeneral-lejtnant Oleg Makarevich si komandant i sapovendosur i forcave ajrore dhe Andrey Mordvichev si komandant i Qarkut Ushtarak Qendror.

Tani, të dy paraardhësit e tyre të menjëhershëm janë tërhequr në Shtabin e Grupit të Përbashkët, potencialisht për të rimarrë komandën, sipas blogerëve ushtarakë rusë.

Veç kësaj, ISW tha se burimet ruse kanë spekuluar se komandanti i distriktit ushtarak lindor, gjeneral kolonel Rustam Muradov është shkarkuar si përgjigje ndaj kritikave për vdekjet ruse në Vuhledar këtë vit.

Grupi i ekspertëve shpjegoi se ka vërejtur më parë “spekulime të intensifikuara ruse” në lidhje me ndryshimet në komandën ushtarake që “korrespondonin me ndryshimet reale në komandantët rusë”, por lëvizjet nuk janë gjithmonë plotësisht të sakta./Telegrafi

Publikime te ngjashme