Në disa operatorë vendor u shfaqen spote kërcënuese serbisht! KPM-ja paralajmëron masa dhe ndeshkime ndaj tyre

0 minutes, 44 seconds Read

Gjatë ditës së djeshme u publikuan disa njoftime, se në disa kanale në gjuhën serbe që janë në operatorët e Kosovës, janë transmetuar spote kërcënuese në serbisht.

Kjo është bërë kryesisht në kanalet “ArenaSport”, që transmetohen nga disa operatorë në Kosovë.

Si rezultat, Komisioni i Pavarur i Mediave ka nisur mbledhjen e fakteve dhe të martën pritet të marrë një vendim.

Kështu ka shkruar kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.

“Mbrëmë jemi lajmëruar nga qytetarë të shumtë se disa nga operatorët e shpërndarjes që janë të licencuar nga KPM po transmetojnë në platformat e tyre video mesazhe kërcënuese për rendin dhe sigurinë kombëtare. Sot kemi filluar menjëherë me mbledhjen e provave. Nesër i analizojmë gjetjet kurse të martën vendosim për rastin në mbledhjen e Komisioni”, ka shkruar ai.

Publikime te ngjashme