Ndryshime në qeveri! Edi Rama shkarkon Bledi Çuçin si Ministër të Brendshëm, e zëvendëson Taulant Balla

0 minutes, 44 seconds Read

Kryeministri Edi Rama shkarkon Bledi Çuçin nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, teksa përmes një mesazhi në Twitter, duke falenderuar Çuçin për punën korrekte, zbulon se do të propozojë Taulant Ballën për emërim në detyrën e ministrit të Brendshëm.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”- tha Rama.

Vendimi i kreut të qeverisë erdhi pas dhunës së fisit Rraja për guroren në Krujë.

ne perditesim…

 

Publikime te ngjashme