Nder qytetet e pakta në Kosovë që ka shënuar rritje të numrit të banorëve është Fushë Kosova, ajo ka….!

0 minutes, 44 seconds Read

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se qyteti i Fushë Kosovë prin me rritjen më të madhe të banorëve prej rreth 84 për qind krahasuar me vitin 2011, e tashmë Fushë Kosova numron hiq më pak se 64,078 banorë.

Në këtë komunë po ashtu jetojnë më së shumti persona në një kilometër katror. Sipas ASK-së 762 persona në Fushë Kosovë jetojnë në një kilometër katror.

Sipas të dhënave, në mesin e komunave me dendësinë më të madhe të banorëve hyjnë edhe Mamusha dhe Prishtina.

“Dendësia e popullsisë në 1 kilometër katror në vitin 2011 ishte 159.5, kurse tash është 145.5. Tri komunat me dendësinë më të madhe për kilometër katror është Fushë Kosova me 762 banorë, Mamusha me 513 banorë dhe Prishtina me 434 banorë”, ka deklaruar Avni Kastrati i ASK-së.

Fushë-Kosova ka 64.078 banorë, Mamusha 5415 banorë e Prishtina 227154 banorë.

Publikime te ngjashme