“Na kërkuan 600 euro”, rrëfehet qytetarja e Gjilanit që denoncoi mjekët

2 minutes, 16 seconds Read

Dy mjekë nga Spitali i Gjilanit janë arrestuar të shtunën mbrëma nga Policia e Kosovës nën dyshimet për veprën penale “marrje e ryshfetit”. Për gazetën Insajderi, ka folur qytetarja e cila i ka denocuar mjekët në polici, teksa ndaj tyre është kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy mjekët nga Gjilani që dyshohet se kanë përfituar nga ryshfeti qindra euro. Arrestimi i tyre është bërë pasi një qytetar i ka denoncuar ata në polici.

E kjo qytetarr në kushtete anonimiteti ka folur për gazetën e lartpërmendur, ku ka treguar rastet ku mjekët janë përfshirë në veprën penale “marrje e ryshfetit.

Ajo ka rrëfyer për paratë që i kanë kërkuar mjekët për operimin e babait të saj. Fillimisht ajo ka thënë mjekët i kanë kërkuar 200 euro vetëm për rezervim, ndërsa 330 për blerjen e një rrjete për operim.

“Familjarja ime ka pasë prej Bruhit me u operu, njëherë i ka kërku prej babait tim që me i pagu 200 euro vetëm për rezervim. 330 euro për rrjetën na e ka kërku, e kishte vetëm 4 cm atë ndërhyrje. Ky ka thënë që duhet një rrjetë 330 euro me e ble. Ditën e operimit ai tha qe po ia kallxoi rrjetën që kam më ia vendos familjares tënde, sepse mendonte që nuk dimë me lexu e me shkru, e pash që rrjeta është 15×15 dhe jo 30×30. Pra na e shiti për 350 euro.” – ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka rrëfyer se mjekët nuk kanë dashur që ta operojnë motrën e saj pa dhënien e të hollave që ishin kërkuar.

“E mendova që duhet ta paraqes, na tha pastaj që edhe 100 euro jeni të obliguar të ia jepni atij doktorit për anestezion, pra anesteziologut aty e kam ditë që duhet me raportu. Prita deri e përfundoi motra operacionin dhe ju thashë atyre që babai kur të vjen ua jep pjesën tjetër të parave. Sepse s’dojshin me e shti motrën në operacion as për qato 100 euro. Kur familjarja po operohej u detyrova me shku në polici dhe ata janë mobilizu për 10 minuta, kanë qenë shumë të shpejtë.” – pretendon ajo.

“I thash ja, doktor Luani më dërgoj me t’i pru paret që i keni kërku, tha ami por mos të ninë najkush për këtë punë se kjo e kundërligjshme është. I thash, po po mos ta ninë se e di.” – ka thënë ajo.

Publikime te ngjashme