Musliu: Serbia donte të shkaktonte incidente në ndeshjen Kosovë – Izrael

1 minute, 41 seconds Read

Agim Musliu, ekspert i sigurisë, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për “skenarin” e Serbisë për ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Izrael ka thënë se Serbia donte të shkaktonte incidente në ndeshjen Kosovë – Izrael.

“Serbia është e interesuar përgjithmonë që ta destabilizojë Kosovën…Vetëm për këtë ndeshje në javën e fundit janë plasuar mbi 250 artikuj kundër kësaj ndeshje nga mediat serbe”, ka thënë Musliu, duke shtuar se kjo situatë shkon përtej luftës hibride.

“Serbia ishte e interesuar të gjejë “idiotë të dobishëm”, të cilët do të bënin ndonjë gjë të pahijshme, mjaftonte të gjuhej vetëm një gurë në autobusin e futbollistëve të Izraelit dhe do të bëhej një incident ndërkombëtar. Por jo vetëm kjo, Serbia ishte e interesuar të bënte më tepër se kaq. Instituti “Octupus”, përmes qarqeve të sigurisë ndërkombëtare, ka informata që Serbia ka qenë e interesuar të eskalojë situatën edhe më tepër. Përndryshe, kjo është sfida më e madhe e segmentit të sigurisë së Kosovës prej ekzistimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë eksperti i sigurisë.

Musliu ka thënë tutje se Kosova e ka kaluar me sukses këtë sfidë.

Ndërsa, për praninë e trupave izraelite në Kosovë dhe të njësisë më elite të Kosovës gjatë kësaj ndeshjeje, Musliu është shprehur se po të mos ishte situata e tillë, niveli i sigurisë nuk do të ishte ngritur aq lart.

“Mos të ishte situata e tillë apo serioze në atë nivel, sigurisht që njësitë elite të Kosovës dhe kjo ngritje e nivelit të sigurisë nuk ishte ngritur aq lart. Kemi pasur informata që diçka përgatitet dhe në bashkëveprim me tërë segmentin e Kosovës janë ndërmarrë masat që kanë paraparë të ndërpritet çdo aktivitet armiqësor ndaj Kosovës dhe mbarëvajtjes së kësaj loje”, ka shtuar ai.

Publikime te ngjashme