Murphy: Më befasoi veprimi i Kurtit në veri, t’i japë fund këtij provokimi menjëherë

0 minutes, 47 seconds Read

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili gjatë ditës së hënë ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ka thënë se është befasuar nga aksioni i institucione të Kosovës për t’ua mundësuar hyrjen në komunat veriore, katër kryetarëve që u betuan dje.

Murphy tregoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Cholletin për këtë, teksa shtoi se në takimin me Kurtin, ai nuk ia ka përmend se do ketë një plan për qasje në këto ndërtesa komunale.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë amerikan Derek Chollet për zhvillimin problematik”.

“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi një plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam kapur totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”, shkroi Murphy.

Publikime te ngjashme