Murati tregon se norma e inflacionit ka rënë në 2.4 përqind në korrik dhe se Kosova qëndron më së miri krahasuar me vendet e rajonit!

0 minutes, 27 seconds Read

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se edhe në muajin korrik, norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4 përqind.

Sipas Muratit, në krahasim me vendet e rajonit, Kosova qëndron me së miri.

“Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë. Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka shkruar Murati.

 

Publikime te ngjashme