Muja reagon për arrestimet e të dyshuarve për keqpërdorim me rezervat shtetërore dhe dosjen e Prokurorisë

0 minutes, 42 seconds Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar për arrestimet për rezervat shtetërore dhe dosjen e prokurorisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se MINT në fund të vitit 2021 kishte hapur dy tenderë për blerje të grurit dhe kishin dështuar pasi s’kishte pasur oferta. Më pas ai ka thënë se në shkurt-mars 2022 kishte panik për miell, pasi s’kishte në markete dhe qeveri ndau 10 milionë euro për blerje të grurit dhe produkte tjera të rezervës shtetërore, ndërsa një lider i opozitës, ish-Ministër i Bujqësisë deklaron se Kosova kishte rezerva gruri vetëm për tri ditë.

Ndërsa, sa i përket dosjes së prokurorisë, ai ka shkruar se nuk është e vërtetë që janë shkelur procedurat e prokurimit.

Publikime te ngjashme