MPB thonë se po kontrollojmë të kaluarën e personit i cili dyshohet për sulm terrorist në Vjenë

0 minutes, 50 seconds Read

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është duke vepruar sipas kërkesës së autoriteteve austriake për të kontrolluar një person me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë.

“Ju njoftojmë se autoritetet austriake kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të kontrolluar një person me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë. Po veprojmë sipas kërkesës së paraqitur”, njoftojnë nga MPB.

Design Plus Carousel Ad

Policia austriake ka arrestuar dy persona të dyshuar për planifikimin e sulmeve në koncertet e megayllit Taylor Swift në Vjenë.

Një person, një 19-vjeçar, siç bëjnë të ditur mediat austriake, është nga Maqedonia e Veriut.

Siç raportuan mediat austriake dhe më pas u konfirmua edhe nga vet qeveritarët austriakë, dy simpatizues të ISIS-it u vunë nën arrest, pasi kishin planifikuar organizimin e një sulmi terrorist./Telegrafi

Publikime te ngjashme