Moska sulmohet nga ajri, pamje nga ndërtesa e goditur

0 minutes, 33 seconds Read

Ushtria ruse përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se ka rrëzuar dronët që synonin Moskën, por një, i dërguar jashtë kontrollit nga aktiviteti anti-ajror, goditi të njëjtën kullë të lartë që u godit në fillim të javës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndër të tjera thekson se forcat e saj kanë penguar një sulm terrorist nga regjimi i Kievit dhe kanë rrëzuar dy dronë në periferi në perëndim të qendrës së qytetit.

Një tjetër (dron) u godit nga pajisjet radio-elektronike dhe, pasi doli jashtë kontrollit, u rrëzua në territorin e kompleksit të ndërtesave jo-banesore në Moskva Citi.

Publikime te ngjashme