Policia e Shtetit njofton se ka proceduar penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, si dhe kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në lidhje me protestën e zhvilluar më 7 tetor 2024.
Në një komunikatë për mediat, policia ka njoftuar se është arrestuar një 57-vjeçar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 9 protestues të tjerë, ndërkohë që dy të mitur dhe një 29-vjeçar janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia bën me dije se si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov u dëmtuan dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.
Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas babë e bijë, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije gjithashtu se pranë bashkisë Tiranë policia janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dy çanta me 17 bomba molotovë.
Materialet në ngarkim të personave të proceduar penalisht u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme./euronew.al