Momenti kur zyrtarët e Skenderajt shpëtojnë një çift të moshuar nga shtëpia e vërshuar (Video)

0 minutes, 57 seconds Read

Qytetet e fshatrat e Kosovës janë përballur me vërshime të mëdha e ujëra të rrëmbyeshëm. Shumë rrugë janë bllokuar duke e bërë të pamundur qarkullimin e veturave e të qytetarëve.

Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshe.

Ekipet emergjente janë duke u përpjekur t’i ndihmojn qytetarët të cilët janë bllokuar nëpër shtëpitë dhe lokalet e tyre.

Ndërsa një qytetar atje ka publikuar një video ku shihet një situatë e rëndë gjatë evakuimit të banorëve në fshatin Llaushë. Ata që po ndihmonin një çift që kishin mbetur të ngojuar ishin edhe zyrtarët komunal të Skenderajt.

Ky moment është xhiruar nga fotografi Brahim Nura.

Në disa zona raportohet se ka edhe shembje të dheut.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar. Megjithatë, siç njofton, deri tani vetëm po monitoron përkundër situatës tashmë të rëndë.

Publikime te ngjashme