Berisha thotë se Rama me urdhër të Vuçiqit e anuloi takimin me Qeverinë e Kosovës

1 minute, 17 seconds Read

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të anuluar mbledhjen e dy qeverive shqiptare që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë.

Në një shkrim në Twitter, Berisha ka thënë se këtë veprim Rama e ka bërë me urdhër të Vuçiqit.

Tutje ish-kryeminitri e ka quajtur akt antikombëtar.

“Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiq, i ngërthyer nga skandali McGonigal”, shkroi Berisha.

Rama, tha se i ka kërkuar homologut të tij kosovar, Albin Kurti, që të ndryshohet formati i mbledhjes së dy qeverive, që është paraparë të mbahet në Gjakovë më 14 qershor, por ai nuk ka pranuar.

Tutje theksoi se ndjen keqardhje që nuk gjeti dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit.

Sipas tij, homologu kosovar kishte kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutonin për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Pas anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ka reaguar Qeveria e Kosovës, duke thënë se është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, ka thënë se të mërkurën, në mbledhjen e përbashkët në Gjakovë, ishte paraparë të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja./Telegrafi

Publikime te ngjashme