Momente ferri për ushtarët e KFOR-it! Serbi e godet me shufër shufër hekur ushtarin e KFOR-it në veri

0 minutes, 42 seconds Read

Radio Evropa e Lirë ka publikuar disa pamje absolutisht të tmerrshme nga veriu i Kosovës, ku shihen pjesëtarët e lënduar të KFOR-it.

Në videon e publikuar pak më parë, aty shihet edhe një moment kur një serb sulmon me një shufër KFOR-in në Zveçan, teksa pjesëtarët e KFOR-it tentonin të mbroheshin.

Ndryshe, për sulmin ndaj KFOR-it ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Italisë, Anotnio Tajani.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u lënduan në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet protestuesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen.” – ka thënë Tajani në Twitter.

Publikime te ngjashme