Kujdes pamjet| REL publikon video të pjesëtarëve të KFOR-it të lënduar rëndë

0 minutes, 40 seconds Read

Që nga mëngjesi e ditës së sotme, situata në veri ka qenë e tensionuar. Situatë më e eskaluar është në Zveçan, ku serbët kanë filluar me sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët qysh herët kanë “blinduar” objektin e komunës.

Situata u tensionua kur KFOR-i i kërkoi protestuesve që të largohen dy autoblinda të Policisë së Kosovës, të cilat janë bllokuar në veri. Një kërkesë të tillë turma protestuese e ka refuzuar.

Pamjet që vijnë nga veriu, posaçërisht Zveçani, janë jashtëzakonisht shqetësuese, pasi vërehet mësymja e dhunshme e serbëve ndaj KFOR-it.

Së fundi Radio Evropa e Lirë ka publikuar pamje tejet të rënda të pjesëtarëve të KFOR-it pas përleshjeve me protestuesit.

Publikime te ngjashme