SHBA dënon fuqishëm dhunën e protestuesve në Zveçan

0 minutes, 24 seconds Read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër
trupave të NATO-së të cilët po kërkojnë ruajtjen e paqes.

Kështu u shpreh ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, shkroi ambasadori në Twitter./Indeksonline

Publikime te ngjashme