Mision i fshehtë i Papa Françeskut në Ukrainë: Do bëj gjithçka duhet

0 minutes, 44 seconds Read

Një mision sekret paqeruajtës i Vatikanit në Ukrainë është duke u zhvilluar, u tha Papa Françesku gazetarëve në fluturimin që e çoi në Romë pas përfundimit të vizitës së tij në Hungari.

“Paqja është me interes për të gjithë. Unë jam i gatshëm të bëj gjithçka që duhet. Një mision tani është duke u zhvilluar, por ende nuk është bërë publik. Do të shohim”, tha Papa Françesku.

“Besoj se paqja arrihet gjithmonë duke krijuar kanale të reja, jo duke qëndruar në vend. Apeli im është që gjithmonë të krijojmë marrëdhënie, kanale të reja miqësie”, shtoi ai.

Së fundi, Papa konfirmoi se pas një kërkese nga Kievi, Selia e Shenjtë po bën përpjekje për të kthyer fëmijët që rusët kanë marrë nga Ukraina në Rusi. /Dosja.al

Publikime te ngjashme