Ish-kryediplomati serb i “frikësuar” nga vizita e Kurtit në Athinë

1 minute, 22 seconds Read

“Rregull në diplomaci është që kurrë të mos thuash kurrë”, ka thënë ish-kryediplomati serb, Zoran Milivojeviq, duke komentuar vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Greqi, në ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në 20 vjetorin e “Deklaratës së Selanikut”

“Gjithçka është e mundur”, tha Milivojeviq, duke komentuar mundësinë e njohjes së Prishtinës nga Athina, duke përmendur në veçanti presionin diplomatik perëndimor që rëndon mbi Greqinë rreth njohjes eventuale të Kosovës.

Ish-diplomati serb thotë se kanë qenë mëse aktiv “në ndërtimin e marrëdhënieve jo formale me Prishtinën”.

“E kanë ngritur në nivel ambasade zyrën ndërlidhëse që kanë në Prishtinë. Ministri i Jashtëm i Greqisë ka vizituar Prishtinën dy herë vitin e kaluar dhe këtë vit, prandaj politika greke ka qëndrim aktiv drejt Kosovës si entitet, ndonëse nuk e kanë njohur si shtet”, ka thënë Zoran Millivojeviq, siç e citoi “Greek City Times”.

Milivojeviq beson se Ballkani mbetet hapësira e vetme për të afirmuar interesat greke.

“Kjo thirrje drejtuar Kurtit është në radhë të parë për të afirmuar pozicionin dhe interesat greke në këto fusha dhe një përpjekje për të përfshirë Greqinë në një rezultat të mundshëm në mënyrë aktive. Greqia nuk ka hapësirë tjetër për performancë dhe afirmim të interesave të saj strategjike përveç Evropës Juglindore dhe Ballkanit, që ndoshta të përputhet me rivalin e saj kryesor Turqinë, por edhe për të forcuar pozicionin e saj brenda BE-së dhe NATO-s”, tha Milivojević.

Publikime te ngjashme