Ministrja Rozeta Hajdari paditë portalin Nacionale, gazetarin Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahun

0 minutes, 45 seconds Read

Ministrja Rozeta Hajdari përmes facebook njoftoi se e ka paditur portalin shpifës Nacionale, “gazetarin” Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahun, shkruan MekuliPress.

Ja informimi i saj për publikun:

“Sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm.

Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë.

Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu.”

Publikime te ngjashme