Ministria e Bujqësisë nis pagesat e subvencioneve

0 minutes, 44 seconds Read

Ministria e Bujqësisë ka filluar realizimin e pagesave të subvencioneve.

Ministri Faton Peci njofton se sot janë proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrollave rigoroze në teren.

Peci tregon se edhe ditëve në vijim do të vazhdohet me pagesa.

“Mirëmengjesi,

Kemi filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve!

Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrollave rigoroze në teren.

Me këtë itenzitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.

Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi.

Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%”, njofton Peci.

Publikime te ngjashme