Ministri Murati njofton për ditën se kur do të dalin shtesat për fëmijë dhe pensionistë

0 minutes, 43 seconds Read

Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të ndaj shtesa nga 100 euro për fëmijet nga mosha 0-16 vjet dhe pensionistët.

Kjo u njoftua nga një konferencë e përbashkët e kryeministrit, Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Murati tha se shtesat do të dalin në llogarit e përfituesve gjatë javës që po vjen.

Ai theksoi se nuk ka nevojë për aplikim, pasi qeveria i ka listat e përfituesve në data bazë.

“Sikurse vitin e kaluar s’ka nevojë për ndonjë aplikim. I kemi listat e përfituesve në data bazat tona, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë. Do të mundohemi gjatë kësaj jave që të bëjmë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë”, tha Murati.

Publikime te ngjashme