Montenegro and Serbia two folded silk flags together.

Milatoviq ja shuan shpresat serbeve: “Njohja e Kosovës është çështje e kryer për Malin e Zi”

0 minutes, 55 seconds Read

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, deklaroi edhe njëherë se për vendin që drejton, Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk do të ketë vendim tjetër.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë, si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, janë çështje të përfunduara”, tha Milatoviq për RTV Sllovenia.

Në prill të këtij viti, partitë pro-ruse malazeze iniciuan tërheqjen e njohjes së Kosovës, raporton evropaelire në gjuhën serbe.

Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit. Ky i fundit humbi pushtetin në zgjedhjet e muajit gusht të vitit 2020, ku fitues dolën Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA.

Ai shprehu shpresën se shteti malazez me ndihmën e partnerëve strategjikë, të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian në 4-5 vitet e ardhshme.

Publikime te ngjashme