Milan Radojiçiq pranon se mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë: Kam kryer të gjitha përgatitjet logjistike

0 minutes, 41 seconds Read

Terroristi Milan Radojiçiq ka pranuar se ka marrë pjesë në sulmin terrorist të së dielës kundër Policisë së Kosovës dhe se ka kryer ë gjitha përgatitjet logjistike, ka thënë avokati i tij Goran Petronijeviq, i cili sot lexoi letrën.

Përmes përfaqësuesit të tij, Radoiçiq ka thënë se së bashku me “bashkatdhetarët e tij në veri të Kosovës, ka ardhur në veri të Kosovës më 24 shtator në zonën e fshatit Banjskë”.

“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i popullit serb që t’i rezistojë terrorit të regjimit të Kurtit, për të mbrojtur popullin tonë që çdo ditë i nënshtrohej atij terrori dhe për të realizuar ëndrrën për lirinë e popullit tim në veri të Kosovës”, tha ai.

Publikime te ngjashme