“Merkel e mbrojti Kosovën jo vetëm prej Serbisë, por edhe prej shqiptarëve në shërbim të Serbisë!”! Bytyçi ka një thirrje për Kurtin e Osmanin

1 minute, 1 second Read

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Enver Bytyçi e konsideron si mjaft të rëndësishëm rolin e kancelares Angela Merkel në parandalimin e ndarjes së Kosovës në vitin 2018.

Për këtë arsye Bytyçi i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që kancelarja Merkel të nderohet me vendosjen e emrit të saj në ndonjë bulevard në Prishtinë, apo edhe ndërtim të një monumenti në emër të saj.

Sipas profesorit, Merkel e mbrojti Kosovën jo vetëm prej Serbisë, por edhe prej shqiptarëve në shërbim të Serbisë!

Postimi i plotë:

Një thirrje për zonjën Osmani dhe zotin Kurti!

Nderojeni kancelaren Angela Merkel me emrin e një bulevardi dhe një monument të saj në Prishtinë, sepse ishte ajo që i dha fund planit të ndarjes së Kosovës, në të cilin ishin të angazhuar edhe kryeministri i Shqipërisë dhe ish-presidenti i Kosovës!

Merkel e mbrojti Kosovën jo vetëm prej Serbisë, por edhe prej shqiptarëve në shërbim të Serbisë!

Nderojeni këtë zonjë të madhe e të hekurt, që i doli zot Kosovës në momentin më të keq të saj!

Publikime te ngjashme