Mërgimtari godet me veturë policin që ishte me biçikletë, i tërhoqi vërejtjen se po futej në rrugë njëkahëshe

1 minute, 8 seconds Read

Dje në mesditë në Gjilan një zyrtar policor ka raportuar në polici se derisa ishte në lëvizje kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke hyrë në një rrugë një kahëshe, e të cilit më pas i është tërhequr vërejtja, shkruan Reporteri.net.

Por, i dyshuari nuk i është bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe me veturë e ka goditur atë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti po hetohet.

Njoftimi i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Abdulla Tahiri, Gjilan / 10.08.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me biçikletë kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer – hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyqë me shenjë komunikacioni, andaj vozitësit të veturës -të dyshuarit ende të panjohur ju ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i bindet urdhrave të zyrtarit policor me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Si pasoj e goditjes zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

 

Publikime te ngjashme