Mehmetaj: Janë bashkuar shumë rryma anti-amerikane në Kosovë

1 minute, 3 seconds Read

Është një investim i gjatë, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, në shtimin e një klime anti-amerikane në Kosovë.

Ai në “Debat Plus”, ka deklaruar se një pjesë e publikut kosovar është ndikuar nga kjo frymë sipas tij anti-amerikane.

“Problem është qasja që është influencu një pjesë e publikut në Kosovë. Është investim kogjo i gjatë, janë bashku shumë rryma që janë anti-amerikane, përtej temës së Asociaiconit”, ka thënë ai.

Mehmetaj, e përmendi një deklaratë të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se Qeveria e Kosovës, e ka një draft-statut për Asociacionin, por që sipas tij nuk po e publikojnë.

Sipas tij, atë draft duhet ta shoh edhe publiku.

“Nuk duhet me u anashkalu, një frazë e Escobarit, që tha Qeveria e ka gati draftin e Asociacionit thjesht nuk  po e shtyn përpara, duhet ta dimë ne edhe publiku, që Qeveria ka shku deri atje që e ka një draft-statut konkret për të. Pse është pranu marrëveshja e 27 shkurtit, pse e 18 marsit, pse është angazhu me përpilu një statut që po ekzistojka, krejt ky investim i dhe i Kosovës, ndërkombëtarëve, me u ballafaqu me një pengesë që s’u realizu as si qëllim”, ka thënë ai.

Publikime te ngjashme