“Më vjen mirë që ramë dakord”, Lajçak shprehet i lumtur për arritjen e marrëveshjes për de-përshkallëzim

3 minutes, 10 seconds Read

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak – në raportimin e tij të përjavshëm – foli mes tjerash për detajet e takimit të tij me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Bratisllavë, takim i cili rezultoi në marrëveshje të rëndësishme mes Kosovës dhe BE-së, ku ekzekutivi kosovar u pajtua për masa të de-përshkallëzimit të situatës në veriun e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Lajçak theksoi se diskutimi me kryenegociatorin e Kosovës u fokusua në nevojën për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese të dialogut dhe për të arritur një situatë të de-përshkallëzuar në veri të Kosovës. Ai mirëpriti marrëveshje arritur në lidhje me hapat e parë drejt dë-përshkallzimit.

Lajçak ka përmendur edhe takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për të shkëmbyer ide që çojnë në zgjidhje për uljen e tensioneve dhe për përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel.

“Nga Dubrovniku udhëtova për në Bratislavë, ku mbajta diskutime të rëndësishme bilaterale me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Biseda jonë u përqendrua në de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e BE27 të datës 3 qershor, dhe punën në drejtim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. Më vjen mirë që ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi. Pas kthimit në Bruksel, ndër të tjera, mirëprita kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi për shkëmbim mendimesh dhe përgatita takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, tha Lajçak në Facebook.

Marrëveshja për deesklaim
Të martën e kësaj jave, Zyra e Kryeministrisë do të lëshonte një komunikatë që tregoheshin detaje rreth marrëveshjes për shtensionim të arritur në Bratisllavë mes Besnik Bislimit, zëvendësuesit të parë të Kurtit, dhe Miroslav Lajçak, pёrfaqёsues i Lartё i Bashkimit Evropian.

Në komunikatë, u theksuar se Qeveria e Kosovës tregon gatishmërinë për të kontribuar në shtensionimin e situatës në katër komunat në veri të vendit.

“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.” – theksohet aty.

Tutje, Qeveria e Kosovës njoftoi se e mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme në katër komunat në veri të vendit dhe atë pas stinës së verës.

“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.” – theksohet aty.

Tensionet në veri
Që nga fillimi i eskalimit të situatës në katër komunat veriore, Kosova pësoi një mori ndëshkimesh fillimisht vërbale dhe më pas ekonomike e politike nga aleatët.

Situata në veri të Kosovës ishte tensionuar prej 26 majit, kur Qeveria e Kosovës kishte vendosur t’i fuste në zyrë katër komunat shqiptarë të zgjedhur. Kjo kishte prodhuar një protestë nga ana e serbëve lokalë që më vonë ishte bërë e dhunshme.

Publikime te ngjashme